Masa të jashtëzakonshme të sigurisë rreth hotelit ku do të flejë Joe Biden (Foto)
Organet e sigurisë janë mobilizuar që të ofrojnë masa të jashtëzakonshme të sigurisë në qendër të Prishtinës.
Lajme
Pranë hotelit “Swiss Diamond”, ku do të qëndrojë zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden, janë shtuar masat e sigurisë, njofton lajmi.net
Pjesëtar të Policisë së Kosovës shihen ngado. Gjithashtu edhe persona nga sigurimi amerikan.
Ata kanë futur nën kontroll e tërë pjesën që rrethon hotelin dhe po e vëzhgojnë çdo lëvizje rreth tij.
Gjithashtu është ndaluar qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë.
Banorët në ndërtesat pranë hotelit, i është kërkuar që rrallojnë lëvizjet dhe t’i mbyllin dritaret.
Njëri nga banorët në ndërtesët kapur me këtë hotel, ka thënë për lajmi.net se policia pak ditë më parë, u kishte thënë që gjatë ditës së sotme që t’i mbyllin dritaret në banesat dhe lokalet përreth.
Vizita e zëvendës presidentit amerikan, Joe Biden, nga zyrtarë të lartë shtetërorë vlerësohet historike, kurse analistë politikë thonë se ardhja e tij nënkupton shtyrjen përpara të proceseve politike, të cilat tashmë e sa muaj kanë ngecur. Lajmi.net