‘Martesa pa dashni’ vjen nga Buraku dhe Grupi Fama (Video)
‘Martesa pa dashni’ quhet kënga më e re e Burakut dhe Grupit Fama.

ShowBiz
Ky projekt muzikor është punuar nga Kushtrim Avdiu që ka bërë tekstin dhe muzikën kurse orkestrimi nga Ardian Kastrati, shkruan lajmi.net
Kënga ka edhe klipi të realizuar nga ‘Asha’ e që veçohet për përshtatjen me tematikën e këngës që duke u nisur nga titulli kuptohet për ndjeshmërinë që ka.
‘Martesa pa dashni’ vjen pas projekteve të suksesshme të këtij grupi që njihet për hitet si ‘Përvjetori’, ‘Një ditë do të jem i pasur’ e të tjera./lajmi.net
