Marrëveshja e opozitës mund të prishë koalicionet e qeverive komunale

Dega e PDK-së në Kamenicë vlerëson se marrëveshjen e djeshme e koalicionit LDK-AAK e NISMA, mund të reflektojë negativisht nëpër komuna, veçanërisht në Kamenicë ku kjo parti është në koalicion me AAK-në.

Lajme

11/06/2014 15:09

Faton Biqkaj, zyrtar i PDK-së tha se dega e PDK-së në Kamenicë, në një takim të saj ka folur rreth koalicionit LDK-AAK në nivel vendi, derisa ka shprehur shqetësimet e saj për pasojat që mund të sjell kjo marrëveshje.

Biqkaj tha se nuk është folur për ndonjë hap konkret, por është thënë se nga ajo marrëveshje mund të lindin pasoja pasi që PDK në Kamenicë është në koalicion me AAK, e cila ka katër drejtori dhe shefin e kabinetit të kryetarit të Komunës. /rajonipress/