Maqedoni – Kosovë, ja në sa ora do të fillojë ndeshja

Ndeshjen që mund të jetë vendimtare, Kosova e luan të shtunën (sot) nga ora 20:30 në palestrën "Boris Trajkovski" në Shkup.

Sport

12/08/2017 08:45

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll kërkon një fitore të re për ta dërguar në raundin tjetër të kualifikimeve për botërorin e vitit 2019.

Ndeshjen që mund të jetë vendimtare, Kosova e luan të shtunën (sot) nga ora 20:30 në palestrën “Boris Trajkovski” në Shkup.

Estonia, Kosova e Maqedonia i kanë nga dy ndeshje në kuadër të grupit C të parakualifikimeve.

Kosova ka një fitore dhe një humbje nga dy duelet e para. /Lajmi.net/