Maqedonasi shkon në gurbet, gruaja e tradhton me vjehrrin. Ç’ndodh pastaj është edhe më e keqe..

Burri ka shkuar për punë në emigracion, kurse gruaja e tij e ka tradhtuar me vjehrrin, madje ka lindur edhe fëmijë. Kjo ka ndodhur në një fshat afër qytetit Negotinë në Maqedoninë Lindore, ku babai dhe djali i tij jetonin pranë njeri tjetrit me shtëpi.

Lifestyle

01/02/2017 22:07

Vjehrri ka pasur edhe një fëmijë tjetër nga martesa e parë, bëjnë të ditur mediat maqedonase.

Djali i tij ishte martuar para disa viteve, me dasmë të madhe, dhe kishte sjellë nusen në shtëpinë e sapondërtuar. Pas disa muajve, nusja ka lindur një djalë. Bashkëshorti është kthyer nga mërgimi, me planin që nusen bashkë me fëmijë t’i marrë me vete. Por, ndërsa ai punonte jashtë vendit, nusja e kishte tradhtuar me të atin, vjehrrin e saj, me të cilin kishte filluar edhe të bashkëjetonte.

Atëherë ajo i ka kërkuar divorcin burrit, pasi nuk e donte më, duke i treguar se është e dashuruar me babain e tij!

Pas divorcit, djali ka ikur prapë në emigrcion, kurse djalin e vogël e ka lënë te gjyshja!

Nusja dhe vjehrri kanë blerë një tjetër shtëpi, afër shtëpisë ku jeton fëmija, shkruajnë mediat maqedonase, pa dhënë detaje për identitetin e personave.