Malcolm Gladwell: David and Goliath

Çfarë do të ndodhte sikur të jetonim në një botë ku të dobëtit janë të fortë, kurse mangësitë tona lehtësisht mund të shndërrohen në përparësi? Në librin e tij të ri, David and Goliath: Underdogs, Misfits, and the Art of Battling Giants, autori bestseller Malcolm Gladwell thotë se ne tashmë jemi duke jetuar në një…

ShowBiz

05/10/2013 16:00

Çfarë do të ndodhte sikur të jetonim në një botë ku të dobëtit janë të fortë, kurse mangësitë tona lehtësisht mund të shndërrohen në përparësi?

Në librin e tij të ri, David and Goliath: Underdogs, Misfits, and the Art of Battling Giants, autori bestseller Malcolm Gladwell thotë se ne tashmë jemi duke jetuar në një botë të tillë.

Gladwell, gazetar në revistën New Yorker, ka shitur miliona ekzemplarë të librave The Tipping Point, Blink, Outliers, What the Dog Saw, në të cilët me stil të kapshëm ia shpjegon audiencës së gjerë teoritë komplekse psikologjike dhe sociologjike, duke zbuluar ndërlidhje të pazakonshme.

David and Goliath, misioni i tij është të na tregojë se si të menduarit tonë për pushtetin, ndikimin dhe suksesin, në shumicën e rasteve është i gabuar.

“Mendoj se ne kemi një përkufizim shumë rigjid dhe të kufizuar për atë që e konsiderojmë përparësi”.

“Nëse e shohim një gjigant, menjëherë supozojmë se ai do ta fitojë betejën”.

Si gjithmonë, Gladwell i mbush faqet e librit me qëndrime të ilustruara me studime të personazheve dhe shumë anekdota. Ai është rrëfimtar efikas dhe i besueshëm.

Kësaj radhe, “Davidët” e tij janë piktorët impresionistë francezë, basketbollistët shtatshkurtër dhe marshuesit amerikanë për të drejtat qytetare; “Goliatët” përfshijnë establishmentin artistik në Francë, tradicionalistët në basketboll dhe shefat policorë segregacionistë.

Një kapitull intrigues është ai për dëmin që universitetet prestigjioze ua shkaktojnë shumë studentëve të shkëlqyeshëm, të cilët më shumë do të avanconin nëse do të studionin në universitetet e rangut mesatar.

Fokus tjetër janë edhe personat disleksikë, për të cilët Gladwell thotë se aftësia e tyre për të jetuar me këtë problem mund të shndërrohet në përparësi ndaj “normalëve” jodisleksikë.

Por, David and Goliath nuk ka të bëjë vetëm me fitoret e të margjinalizuarve ndaj gjigantëve. Gladwell e zgjeron metaforën e Goliatit në strategjitë jetësore të të margjinalizuarve për tejkalimin e pengesave shoqërore dhe ballafaqimin me sfidat personale.

 A.M.

Malcolm Gladwell: The unheard story of David and Goliath   (TED Talks, shtator 2013)