Majlinda Zeka reagon sërish kundër Majk, prek reperin në pikën më të dobët

Majk është njëri nga reperët më të komentuar të momentit.

ShowBiz

05/12/2018 09:44

Reperi Majk që nga fillimet e para të karrierës së tij me mikrofon në dorë, ka arritur që të bëhet shumë i dashur për publikun, shkruan lajmi.net.

Ai shquhet për zërin e mahnitshëm por sukses nuk ka pasur edhe me lidhjet.

Kastriot Rexha, duke qenë person publik e ka pasur të pamundur ta mbajë në korniza jetën e tij private, andaj lidhjet që ka nisur e kanë marrë fund gjithmonë ishin nën fokusin e medieve dhe publikut, sidomos ajo me Majlinda Zekën, lidhje kjo nga e cila erdhi në jetë djali i tyre, Roan.

Pas ndarjes, fëmijën e mori nëna (Majlinda) mirëpo sot e asaj dite nuk u bë akoma e qartë se cili nga prindërit fshihet pas prishjes së raporteve.

Mbrëmjen e djeshme (e martë) pas postimit të disa fotografive në të cilat Majk shfaqet pranë një fëmije me sindromën Down, një koment kritikë kundrejt tij e bëri reperin që të reagoi për djalin Roan, duke thënë se Majlinda nuk po e lë ta shoh, për të ardhur më pas edhe reagimi i saj e cila e mohoi një gjë të tillë.

Pas gjithë zhurmës, Majlinda sot ka ardhur me një tjetër reagim nëpërmjet të cilit tregon angazhimin dhe guximin e saj siç thotë ajo për ta rritur djalin e vetme dhe mosangazhimin e reperit në fjalë.

Ajo ndër të tjera thotë se Majk pasi ndahet nga të dashurat i ofendon, andaj kjo mund të jetë dëshmia më e mirë që tregon brendësinë e tij.

Këto reagime ajo i bëri pranë një fotografie të djalit në ditën kur ai lindi, duke e prekur kështu Kastriotin në pikën më të dobët./Lajmi.net/

Majk e thotë publikisht: Majlinda nuk më lë ta shoh djalin tim

Majlinda i kundërpërgjigjet Majkit: Nuk kryen asnjë shpenzim për Roanin, se meriton me pa