Majlinda Kelmendi sot feston ditëlindjen

Kamionja evropiane, botërore e olimbike, Majlinda Kelmendi sot feston ditëlindjen.

ShowBiz

09/05/2018 09:22

Krenaria shqiptare ka mbushur plot 27 vite jetë, gjysmën e të cilave me plot sfida, sakrifica e fitore shkruan lajmi.net

Ishte trajneri i saj Driton Kuka ai i cili i ka qëndruar përkrah prej vitesh Majlindës, andaj nuk kanë pasur se si të mungojnë edhe fjalët që i ka shkruar me rastin e ditës kur ajo ka lindur.

”Majlinda sot feston ditëlindjen!Kampione Evropiane,Botërore e Olimpike e vetmja Shqiptare që ka arrit krejt titujt e mundshëm në Sport! Urime dhe shëndet të uroj dhe jam shumë krenar me ty! Ambasadorja më e fuqishme e Shtetit tonë të ri por ende pa Pasaportë Diplomatike por me respektin më të madh në zemrat e Shqiptarëve kudo që janë!”, ishte urimi i Kukës për Majlindën./Lajmi.net/