Majk dhe Onat bëhen bashkë për projektin e ri

Dikur funksionin bashkë si grup me emrin "TDS".

ShowBiz

16/12/2018 14:52

Majk dhe Onat tash e sa vite kanë vazhduar karrierën si solo-artistë, shkruan lajmi.net.

Por, “Prive” bën të ditur se dy artistët po bashkohen sërish për një projekt të ri, por kësaj radhe me emrat e  tyre, jo si “TDS”.

Majk dhe Onat kanë përfunduar xhirimet e këngës, e cila pritet të publikohet javën tjetër.

Për ndryshe, të dy artistët po shijojnë sukseset e projekteve të fundit, Majk të këngës “Çikita”, kurse Onat të asaj “Ma jo”, me Ronela Dilon. /Lajmi.net/