Lutfi Haziri: Kushdo që e keqpërdor fenë për qëllime meskine, nuk i takon islamit! – Lajmi.net
Lutfi Haziri: Kushdo që e keqpërdor fenë për qëllime meskine, nuk i takon islamit!
Autori: Lajmi.net LajmeOp-EdOpinionPolitikë 16:58, 23 June 2017
Lutfi Haziri
Lutfi Haziri
Nënkryetari i LDK-së dhe aktualisht kryetar i Gjlianit, Lutfi Haziri, në një shkrim drejtuar mediave në prag të Fitër-Bajramit, ka thënë se çdo individ që i është bashkuar qëllimeve radikale dhe ekstremiste, nuk i takon islamit dhe nuk i shërben interesave të vendit.

Tutje, Haziri ka thënë se  LDK e dënon keqpërdorimin e fesë dhe besimit fetar për të kryer vepra kriminale apo për të motivuar të tjerët, qoftë në vend dhe  kudo në botë.

“Islami është fe e paqes, e bashkëjetesës së vëllezërve e motrave, e mirëkuptimit dhe gjithmonë ka qenë në shërbim të avancimit të interesave kombëtare. As sot  nuk është ndryshe”- shkruan ndër të tjera Haziri.

Shkrimi i plotë:

Kushdo që e keqpërdor fenë për qëllime meskine, nuk i takon islamit!

Çdo individ që e keqpërdor, apo e ka keqpërdorur fenë për qëllime meskine ose që i është bashkuar veprimeve radikale e eskstremiste, nuk i takon islamit dhe nuk i shërben interesit të vendit. Si i tillë, do të gjykohet nga të gjithë ne, pa përjashtim.

Shkruan: Lutfi Haziri

Në këtë ditë madhe në prag të përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit për të gjithë besimtarët, me dëshirën vullnetin dhe dashurinë për vendin, kombin e familjen, ua uroj festën e Fitër Bajramit.

Kjo festë e pastrimit të shpirtit dhe mendjes pas një muaji sakrificë, na kujton rëndësinë për dashurinë ndaj njëri-tjetrit dhe virtytet e veçanta që ky popull i ka, jo vetëm për tolerancë, por për bashkëjetesen kuptimplote dhe harmoninë me njëri-tjetrin për çdo kënd që jeton në këtë tokë.

Me respektin më të madh i kujtojmë të gjithë ata që nuk jetojnë më me ne, por që kanë lënë prapa veprat, kujtimet dhe leksionet për një jetë me dashuri e respekt.

Gjithashtu, Lidhja Demokratike e Kosovës rikonfirmon edhe në këtë ditë se qëndron fuqishëm në mbrojtje të  të drejtave të secilit, të siguruara me Kushtetutë të shtetit laik të Kosovës për të besuar lirdhëm dhe të papenguar, por duke vepruar sipas ligjeve.

Ne si LDK e dënojmë keqpërdorimin e fesë dhe besimit fetar për të kryer vepra kriminale apo për të motivuar të tjerët, qoftë në vend dhe  kudo në botë. Islami është fe e paqes, e bashkëjeteses së vëllezërve e motrave, e mirëkuptimit dhe gjithmonë ka qenë në shërbim të avancimit të interesave kombëtare. As sot  nuk është ndryshe.

Andaj, çdo individ që e keqpërdor, apo e ka keqpërdorur fenë për qëllime meskine ose që i është bashkuar veprimeve radikale e eskstremiste, nuk i takon islamit dhe nuk i shërben interesit të vendit. Si i tillë, do të gjykohet nga të gjithë ne, pa pëjashtim.

Kosova është model i funksionimit të demokracisë dhe bashkëjeteses me konfesionet tjera fetare sikur edhe në të gjitha trevat tjera ku jetojnë shqiptarët. Gjithmonë kemi festuar bashkë dhe kjo traditë do të vazhdoj, pa dallim. Kjo ështe vlerë për secilin dhe do të investohet e do të ruhet me kujdes, me të gjitha mjetet.

Arsimimi dhe edukimi ynë, që nga familja e në çdo institucion arsimor, promovon vlerat e përkrahjes së mirësisë, mirëqenies dhe respektit të diversitetit. Ky është boshti, rreth të cilit do të ndërtohet edhe në të ardhmen shoqëria jonë moderne me orientime europiane e perëndimore.

Në këtë të premte të fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, me lejoni ta shprehë krenarinë time që Gjilani është komunë model sa i përket funksionimit të Mekanizmit koordinues për parandalimit të ekstremizmit fetar dhe të gjitha llojet e ekstremizmave, të cilin e kemi aplikuar me shumë sukses për më shumë se një vit.

Poashtu, shembull të mirë e ka marrë Komunën e Gjilanit edhe shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin, i cili në Këshillin e Sigurimit ka thënë: “Në tremujorin e fundit pata mundësinë të takohem dhe të bisedoj me kryetarin e komunës së Gjilanit. Unë kam vërejtur zotime të mirëfillta për promovimin e bashkëpunimit në mes të komuniteteve, për zgjidhjen e problemeve të vërteta në jetën e përditshme dhe për plotësimin e nevojave të njerëzve. Unë nuk kam hasur në retorikë politike, porn ë punë serioze që për synim ka ndërtimin e një shoqërie tolerante”.

Të gjithë duhet të punojmë bashëarisht për një Kosovë moderne me orientime europiane e perëndimore. Paqe për të gjithë!

(Autori është nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëkohësisht kryetar i Komunës së Gjilanit dhe i Degës së LDK’së)

Gjilan, 23 qershor 2017

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Stealth Sniper
  • Play World Soccer Champion
  • Play Turbo Racing 3