Luftimi i korrupsionit, sfida e qeverisë së re

Forcimi i sundimit të ligjit, luftimit i korrupsionit dhe zhvillimi ekonomik do të jenë sfidat kryesore me të cilat do të ballafaqohet qeveria e re. Kështu sipas disa nga analistëve politik në vend.

Lajme

09/06/2014 10:10

Krenar Gashi dhe Fisnik Korenica kanë deklaruar për “Epokën e re” se institucionet që do të dalin nga procesi zgjedhor i 8 qershorit duhet ta kenë prioritet edhe procesin e integrimit evropian.

Sipas tyre këto sfida janë të ndërlidhura mes vete.

Siç thotë analistit Krenar Gashi, qeveria e ardhshme do t’i ketë dy sfida kryesore dhe një të pashmangshme.

“E para është zhvillimi ekonomik, i cili ndërlidhet me ato premtimet idioteske të fushatës për krijimin e qindra-mijëra vendeve të punës”.

“…Në anën tjetër me politika të cilat e fuqizojnë gjyqësorin dhe luftën sistematike kundër korrupsionit”, ka thënë ai.

Edhe Fisnik Korenica është shprehur se sfida kryesore e institucioneve që do të dalin nga procesi zgjedhor i 8 qershorit do të jetë forcimi I sundimit të ligjit.

“Sfidat kryesore të kuvendit dhe të qeverisë së ardhshme do të jenë instalimi i një sistemi të rendit dhe ligjit, I cili përfshin një performancë të mirë në luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe në përgjithësi të veprave të tjera penale”.

“Kështu duke e bërë qeverinë të përgjegjshme jo vetëm ndaj ligjit, por edhe ndaj popullit”, ka thënë Korenica, shkruan “Epoka e re”.