Lufta Kinë – Kore e Veriut mund të nis çdo moment

Kina ka paralajmëruar se një konflikt mes tyre dhe Koresë se Veriut mund të shpërthejë në çdo moment.

Bota

14/04/2017 12:12

Kjo pasi ekziston dyshimi se verikoreanët janë duke u përgatitur për lëshimin e testit të gjashtë nuklear apo më shumë raketave në mbrojtje nga sanksionet e Kombeve të Bashkuara  dhe tërheqjes së vërejtjes së zymtë siç thuhet nga ShBA, shkruan Independent, transmeton Klan Kosova.

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi ka thënë se ishte e nevojshme për të parandaluar situatën në gadishullin korean nga rruga e pakthyeshme.

“Do të shkojmë në luftë nëse ata e zgjedhin këtë”, ka thënë Han Song Ryol.

“Tash ne jemi duke krahasuar politikat e Trump drejt DPRK dhe me ish-administratën, ku kemi nxjerr si konkluzë se situata është duke u ashpërsuar”, ka thënë Han duke iu referuar Koresë së Veriut në emrin e tij zyrtar.