Loredana prezanton vëllain! Ky është miku i reperit Mozzik

Reperi Mozzik dhe e dashura e tij Loredana Zefi janë çifti më i komentuar në media.

ShowBiz

12/07/2018 13:05

Raportet e afërta në fillim, lidhja e tyre, momentet e këndshme bashkë e shtatzënia e Loredanës janë vetëm disa nga çështjet për të cilat është diskutuar, shkruan lajmi.net

Që prej kur u lidh me reperin kosovar ajo u bë e njohur për publikun tonë dhe poashtu projekti i parë i Loredanës i cili erdhi në gjuhën gjermane u mirëprit nga fansat shqiptar.

Duke qenë fytyrë e njohur tashmë publiku po interesohet për gjithçka rreth saj e sigurisht se duan të njihen edhe me vëllain e saj, mikun e Mozzik të cilin sapo na e ka prezantuar ajo./Lajmi.net/