Lokalizohet zjarri në Pejë

Një shpërthim i madh ka ndodhur në Pejë, afër Fabrikës së Brumërave.

Lajme

07/09/2014 15:38

(E plotësuar )

Është lokalizuar zjarri që shpërtheu pasditen e së dielës, afër Fabrikës së Brumërave në Pejë.

Ndërkohë, është paralajmëruar se shpejt do të nisin hetimet për të zbuluar shkaktarët që çuan deri te ky shpërthim.

Nga ky zjarr kanë qenë të rrezikuara disa depo të Fabrikës. Dëmet nga ky shpërthim janë vetëm materiale, raporton Koha.net

____________________________________________________________________________

Shpërthim i madh zjarri në Pejë 

Zjarrfikësit janë ende duke provuar për të lokalizuar zjarrin, ndërsa indikacionet e para janë se aty ka shpërthyer një bombolë gazi, raporton Koha.net

Policia e Kosovës ka rrethuar vendin e shpërthimit të zjarrit në një diametër të gjerë dhe nuk po lejon askë që të afrohet.

Siç bëhet e ditur, nuk ka të plagosur nga ky shpërthim. Megjithatë, gjithnjë sipas banorëve, aty janë në rrezik pos fabrikës edhe disa objekte të tjera.

“Nga ajo që po shihet, dëmet mund të jenë shumë të mëdha. Janë duke ardhur ndihma edhe prej Deçanit dhe Istogut. Jemi duke bërë përpjekje për lokalizim të zjarrit”, ka thënë për KD  Muhamet Mahmutaj, drejtor i Drejtoratit të Komunës për mbrojte dhe shpëtim.

Shpërthimi, sipas banorëve ka ndodhur rreth orës 13:00.