Lluka u premton fshatrave të Prizrenit investime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit – Lajmi.net
Lluka u premton fshatrave të Prizrenit investime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 16:47, 4 April 2018
Qeveria e Kosovës, së bashku me Komunën e Prizrenit është e gatshme që investojë në mënyrë që fshatrat e kësaj komune të integrohen në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, duke i dhënë zgjidhje këtij problemi me të cilin ballafaqohen banorët e kësaj ane, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Këto komente Ministri Lluka i bëri sot gjatë qëndrimit në Komunën e Prizrenit, ku u shoqërua nga deputetja Emilia Rexhepi, me ç’rast ka zhvilluar takime të ndara me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka, drejtues të KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ dhe banorët e fshatit Ljubinjë e Epërme.

Lluka tha se arsyeja e vizitës në Prizren është interesimi i tij që kjo komunë të ketë zhvillim edhe më të madh ekonomik, duke potencuar nevojën e aktivizimit të zonës ekonomike, ndërsa shtoi se çështje kyçe ishte zgjidhja e problemit të furnizimit me ujë për fshatrat e Prizrenit dhe instalimi i rrjetit të kanalizimit.

“Integrimi i fshatrave të komunës së Prizrenit në sistemin e ujësjellësit është shumë me rëndësi sepse kemi fshatra që nuk kanë ujë të sigurt dhe duhet të integrojmë në këtë aspekt”, tha ai.

Kreu i MZHE-së bëri të ditur se tani kanë një donacion, i cili ka për qëllim integrimin e fshatrave në sistemin e ujësjellësit, por shtoi se ka nevojë për mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe deputetëve.

Nga ana e tij, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se me Ministrin Lluka diskutuan për shumë çështje për zhvillimin ekonomik në Prizren dhe po ashtu edhe në Kosovë.

Ai tha se u diskutua edhe për çështjen e zonës ekonomike në Prizren, riciklimin e mbeturinave, ndërsa vend të veçantë zuri çështjen e integrimit në rrjetin e ujësjellësit të ‘Hidroregjionit’ shumë fshatra, të cilët aktualisht janë jashtë këtij sistemi.

Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Lluka së bashku me deputeten Emilia Rexhepi ka takuar edhe banorët e fshatit Ljubinjë e Epërme, me të cilët diskutoi problemet që ata kanë dhe u premtoi se së shpejti do të investojnë në rrjetin ujësjellësit dhe kanalizimit për t’i përmbushur nevojat e tyre.

Ndryshe, fshati Lubinjë e Epërme i Prizrenit ka 3055 banorë dhe 550 familje, ndërsa ende përballet me mungesë të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit./Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Ministri Lluka

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bubble Trouble
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Urban Basketball