Lluka: Bordi i “Trepçës” në fillim të prillit – Lajmi.net
Lluka: Bordi i “Trepçës” në fillim të prillit
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 10:01, 12 March 2018
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka bërë të ditur se bordi i “Trepçës” do të jetë funksional në fillim të muajit prill.

Më 25 mars pritet që të mbahen intervistat finale për ata që kanë aplikuar për pozitën e anëtarit të bordit.

“Me 25 mars janë intervistat finale dhe pastaj prej intervistave dhe kalimin në qeveri un nuk e besoj që merr kohë më shumë se një javë përderisa zgjidhet bordi, sepse me të vërtet kemi interesim jashtëzakonisht të madh që ta finalizojmë këtë bord”.

“…bordi ka mbetur pa drejtor funksional dhe bordi ka mbetur pa një proces zhvillimor dhe ka interesim të madh nga investitorë të huaj që të investojnë në Trepçë, prandaj çdo ditë e humbur është humbje kohe”.

Statuti për “Trepçën” ministri tha se është i gatshëm, në mënyrë që të ndihmojë bordin e ri në punë që e pret.

“Unë besoj që nëse ne arrijmë që ta finalizojmë bordin deri në fund të këtij muaji apo java e parë e muajit prill, statuti është i gatshëm sepse një grup e kemi themelua për të punuar atë. Një draft-statut është bërë gati për t’i ndihmuar bordit që vjen të ketë një material të mirëfilltë”, tha ai për Ekonomia Online, transmeton Klan Kosova.

Lluka ka paralajmëruar se në muajin prill “Trepça” do të regjistrohet si shoqëri aksionare e deri në fund të vitit të ketë edhe investitorin e parë.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO