Lladrovci urimin e parë ia ka dedikuar nënës

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se urimin e parë për festën e Kurban Bajramit ia ka dedikuar nënës dhe nëpërmjet saj, të gjithë prindërve të dëshmorëve dhe familjarëve të tyre, urim për invalidët dhe veteranët e UÇK-s.

Lajme

21/08/2018 12:32

Ky është urimi Lladrovcit:

Të parin urim të Kurban Bajramit, ia dedikova Nanës Ki, e nëpërmjet saj, të gjithë prindëve të dëshmorëve dhe familjarëve të tyre, urim për invalidët dhe veteranët e UÇK-së, pa të cilët, kjo festë në liri nuk do të festohej as në Drenas as në Kosovë.

Qytetarë të dashur, paçi shëndet, lumturi e begati në familjet Tuaja.

Me fat Kurban Bajrami!. /Lajmi.net/