Lirohet Action Bronson, policia jep detajet

Mbrëmë u mbajt nata e dytë e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.

ShowBiz

12/08/2018 10:37

Ndër emrat e njohur që performuan në skenën e festivalit ishte edhe reperi Action Bronson, shkruan lajmi.net.

Gjatë performancës së tij, reperi në një moment ndez marihuanë në skenë, veprim ky që bëri të reagojë policia dhe ta arrestojë.

Sipas policisë, Bronson ka qenë i arrestuar bashkë me katër persona të tjerë, të cilët ishin të dyshuar për posedim narkotikësh.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar për lajmi.net se reperi është liruar dhe ndaj tij nuk është shqiptuar asnjë masë e ndalimit.

“Mbrëmë në parkun e Gërmisë nga njësitë policore është ndalaur personi me inicialet A.B. nën dyshimin se është hasur në posedim dhe duke konsumuar substancë të dyshuar narkotike. I njëjti nën shoqërimin e njësive policore është dërguar në stacionin policor për intervenim dhe procedura të mëtutjeshme policore. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent, i njëjti është liruar”, ka thënë Kelani. /Lajmi.net/