Lirohen tre kukësianët e fundit për ‘Rrugën e Kombit’

Gjykata e Kukësit ka liruar nga burgu 3 protestuesit që kundërshtuan me dhunë vendosjen e tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit.

Lajme

19/06/2018 21:12

Sipas vendimit, janë lënë të lirë Xhevahir Gashi, Elton Cengu dhe Vasil Laçi.

Ndërsa Florin Onuzi, është liruar pak javë më parë për arsye shëndetësore.

Vendimi vjen pasi Gjykata e Kukësit përfundoi gjykimin e 13 protestuesve, nga të cilët Vasil Laçit dhe Elton Cengut iu dha masa e dënimit me 4 muaj burg.

Ndërkohë për dy të arrestuarit e tjerë Xhevahir Gashi dhe Isa Koloshi u ndryshua masa nga arrest në burg, në detyrim paraqitje.

Sipas ndryshimeve të reja në kodin e procedurës penale, është arritur marrëveshja mes të arrestuarve dhe prokurorisë për masën e dënimit, AKA është pasuar me lirimin e tyre.

Protestuesit u përleshën me policinë dhe shkatërruan e dogjën vendpagesën e kalimit ne rrugën e Kombit. /tch