Linda Halimi kthehet në studio

Këngëtarja e njohur Linda Halimi, nuk ka shumë kohë që u rikthye pas dy vjetësh në skenë, e duket se tani nuk e ka në plan më të ndalet...

ShowBiz

30/01/2015 21:25

Linda Halimi pas dy vjet pauze u kthye në skenë, përkatësisht në Festivalin e RTSH-së. E duket se tani këngëtarja më nuk do të ndalet. Ajo përmes një postimi në faqen e saj në Twitter ka treguar se është në studio.

“Studio time’, ishte mbishkrimi i këngëtares. E ndonëse Linda nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë rreth punës së saj, mbetet të presim se cila do të jetë risia e radhës nga ajo. Lajmi.net