lajmi.net

Limaj e ka vendin në politikë

Jakup Krasniqi thotë se Fatmir Limaj e ka vendin në politikën e Kosovës. Por, nuk saktëson nëse këtë angazhim politik duhet ta vazhdojë në PDK. Limaj po takohet me qytetarët në Kleçkë, pas lirimit nga akuzat për krime lufte.

Lajme

21/09/2013 17:04

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë sot se Fatmir Limaj e ka vendin në politikën e Kosovës.

Ai nuk ka saktësuar nëse këtë angazhim politik do të duhet ta vazhdojë me Partinë Demokratike të Kosovës apo në ndonjë forcë tjetër politike.

Këto komente, siç transmeton Kosovapress, Jakup Krasniqi i ka dhënë pas vizitës së parë që i ka bërë sot Fatmir Limajt, pas lirimit nga të gjitha akuzat në rastin “Kleçka”.

“Fatmir Limaj e ka vendin në politikën kosovare ku edhe e ka dhanë kontributin e vet dhe ku do ta japë edhe tani… Sigurisht që edhe kontributi do të jetë i përbashkët në politikën në Kosovë.”

Që nga ora 10:00 e ditës së sotme, qytetarë nga të gjitha rajonet e Kosovës janë duke e vizituar deputetin Fatmir Limaj, i cili po bën pritje për ta në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Kleçkë.

Ai deri më tani, pos nga Kryeparalamentari Jakup Krasniq, është vizituar edhe nga deputeti i PDK’së, Azem Syla.

Limaj e ka vendin në politikë

Jakup Krasniqi thotë se Fatmir Limaj e ka vendin në politikën e Kosovës. Por, nuk saktëson nëse këtë angazhim politik duhet ta vazhdojë në PDK. Limaj po takohet sot me qytetarët në Kleçkë, pas lirimit nga akuzat për krime lufte.

Lajme

21/09/2013 11:57

LM