Lewandowskit nuk i intereson “Topi i Artë”

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski injoron "Topin e Artë".

Sport

13/10/2017 09:40

Robert Lewandowski ka thënë se nuk është i përqendruar të fitojë “Topin e Artë”.

Sulmuesi i Bayern Munichut është në mesin e kandidatëve për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë.

Por, ai ka thënë se nuk mendon për të, përcjell “lajmi.net”.

“Suksesi në Bayern është më i rëndësishëm, sidomos në Ligën e Kampionëve. Nëse arrijmë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe fitojmë Bundesligën, mund të flasim përsëri, por Topi i Artë kurrë nuk është fokusi im”, ka deklaruar ai. /Lajmi.net/