Leondardo DiCaprio dhuron 100 milionë dollarë për të ndihmuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike

Fondacioni i njohur i Leonardo DiCaprios ka dhënë 100 milionë dollarë për të ndihmuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

ShowBiz

21/12/2018 23:06

Aktori 44 vjeç, krijoi fondacionin e bamirësisë në vitin 1998 për të promovuar vetëdijen mjedisore dhe organizon disa ngjarje për mbledhjen e fondeve brenda një viti, duke përfshirë edhe gala mbrëmjen vjetore të mbushur me yje, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Gjatë dy dekadave të fundit, ai ka mbështetur mbi 200 projekteve të fokusuara në mjedis, në misionin e tyre për të mbështetur projektet inovative që mbrojnë kafshët e rrezikuara nga zhdukja, duke rivendosur ekuilibrin ndaj ekosistemeve dhe komuniteteve të kërcënuara.

Leonardo ishte nderuar kohën e fundit për baimirësi, në një gala mbrëmje ku morën pjesë Arnold Schwarzenegger, Maddona dhe Ellen DeGeneres.

Një deklaratë në faqen e fondacionit në internet thuhet “Kur unë themelova LDF, 20 vjet më parë, e bëra këtë duke u bazuar në idenë e thjeshtë që ne mund të bënim një ndryshim të vërtetë duke financuar drejtpërdrejt disa nga projektet më efektive mjedisore.” /Lajmi.net/