Lëndohet ylli i Kombëtares shqiptare, mungon ndaj Spanjës dhe Italisë (FOTO)

Për të zëvendësuar Strakoshën, menjëherë i është bashkuar Kombëtares portieri i Kukësit, Enea Koliçi.

Sport

03/10/2017 09:21

Thomas Strakosha ka shfaqur probleme muskulore dhe nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Christian Panucci, në dy ndeshjet e radhës ndaj Spanjës dhe Italisë.

Stafi mjekësor i Kombëtaresh shqiptare i ka dhënë leje portierit të rikthehet në Itali dhe të nisë rehabilitimin pranë Lazios, shkruan Top Channel.

Për të zëvendësuar Strakoshën, menjëherë i është bashkuar Kombëtares portieri i Kukësit, Enea Koliçi.

Kurse, përveç Strakoshës, kuqezinjve do t’u mungojë Mërgim Mavraj, Burim Kukeli dhe Odise Roshi, për shkak të suspendimeve, dhe i lënduar Amir Abrashi.