Lekaj thotë se fshatrat e Gjakovës po kompletohen me infrastrukturë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka njoftuar se në fshatin Cermjan të Gjakovës po investohet në kanalizim.

Lajme

03/11/2018 16:23

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se Gjakova, e fshatrat e saj, çdo ditë e më shumë po kompletohen me të gjithë infrastrukturën, si rrugore ashtu edhe atë të ujërave, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, investimi në fshatin Cermjan, në kanalizim, po ndodhë falë mbështetjes 100% nga Qeveria Haradinaj.

Ky është postimi i plotë:

Gjakova, e fshatrat e saj, çdo ditë e më shumë po kompletohen me të gjithë infrastrukturën, si rrugore ashtu edhe atë të ujërave.

Investimi në fshatin Cermjan, në kanalizim, po ndodhë falë mbështetjes 100% nga Qeveria Haradinaj, mjetet janë alokuar për të përfunduar në tërësi projekti, në ketë rast, dëshirojë t’i shprehë mirënjohje, Ministrit të Financave, Bedri Hamza.

Hap pas hapi, bashkë për Gjakovën tonë!