Lekaj: Nuk ka asnjë kushtëzim nga Lista Serbe për Ushtrinë as për Asociacionin (Video)

Ministri i Transportit, Pal Lekaj, ka thënë e s’ka kushtëzime nga Lista Serbe as për Ushtrinë as për Asociacion e Komunave Serbe.

Lajme

19/09/2017 23:56

“E them me përgjegjësi të plotë që asnjë kushtëzim nuk e kemi nga Lista serbe as për Ushtrinë, as për Asociacion, as për gjëra të tjera që ne do të kemi konsensus nacional. I garantoj qytetarët e Kosovës se nuk do të hynim në një koalicion që do ta dëmtonte shtetin e Kosovës”, tha Lekaj.

Lekaj ka folur edhe për realizimin e projektit të autostradës Prishtinë-Gjilan dhe për zvarritjen e punimeve në rrugën Prishtinë-Pejë.

Këto komente ministri Lekaj i ka bërë në emisionin “Debat D +”, ku po debatohet në temën “Cili është programi i Qeverisë Haradinaj?”.