LDK: Kosova është më e fortë se rrugaçi Gjuriq, injoranti komik Lekaj dhe krimineli ordiner Molliqaj
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj deklaratave të Marko Gjuriqit, Pal Lekajt dhe Dardan Molliqajt.
Lajme
LDK-ja ju ka referuar këtyre treve si “aleanca e ordinerëve”.
“Natën e sotme në ekranet televizive e nëpër portale na u shfaqën tre përfaqësues “të denjë” të politikës së rrugës. I pari foli Marko Gjuriq, i cili bëri një kërcënim të radhës, të cilin përveç disa ordinerëve në Prishtinë nuk e merr seriozisht askush. U gëzua shumë Pal Lekaj, imituesi komik i Donika Kadaj Bujupit, njeriu i cili mbahet mend vetëm për shkatërrimin e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë”, thekson LDK-ja, transmeton lajmi.net.
Sipas partisë së Isa Mustafës, “për t’i vënë kapakun nuk kishte si të mungonte ordineri i molotovëve, Dardan Molliqaj”.
“Andaj, sot erdhi në shprehje “aleanca e rrugaçëve” të cilët i bashkon lufta kundër shtetit të Kosovës (Pali e bën nga injoranca), përmes formulës: Beogradi jep një deklaratë, Pali del e i bën jehonë dhe ordineri Molliqaj kërcënon në llogari të saj”, thotë LDK-ja.
“’Aleanca e Rrugaçëve’ në veprim. Republika e Kosovës është më e fortë se një rrugaç nga Beogradi, një injorant komik dhe një kriminel ordiner! Fundi i fundit, këta dy tonët nuk do t’i njihte askush nëse nuk do të ishin deklaratat e Beogradit, që i mbajnë gjallë si plehu hithrat”, përfundon reagimi i LDK-së. /Lajmi.net/
Lexoni edhe:
Lekaj ia kthen Mustafës: I dhëmb kur ia kritikon “shokët” e tij në Serbi