LDK-ja më mirë në opozitë (Video)

Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku me partnerët e saj të koalicionit në rezultatet preliminare të publikuara nga ana e KQZ-së u radhit e treta për nga përqindja e votave.

Lajme

14/06/2017 21:01

Reformimi saj i brendshëm partiak po shihet i nevojshëm, sidomos pas rezultatit të arritur në këto zgjedhje.

Burime tona brenda LDK-së, thonë se kjo parti është duke e shqyrtuar mundësinë që të shkoj në opozitë këtë herë.

Drejtori i organizatës “ Çohu”, Arton Demhasaj, deklaroi se LDK-ja rrezikon tepër nëse futet edhe kësaj radhe në koalicion me PDK apo me koalicionin PAN , pasi në këtë mënyrë për të do të ishte goditja e saj përfundimtare.

YouTube player