Lavrov: Të lejohet qasje humanitare në rajonin El Tanf të Sirisë

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov bëri thirrje që të lejohet qasje humanitare në të gjitha fushat që rrethojnë rajonin El Tanf në jug të Sirisë dhe kampin e refugjatëve në Rukban

Bota

28/02/2018 14:03

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov bëri thirrje që të lejohet qasje humanitare në të gjitha fushat që rrethojnë rajonin El Tanf në jug të Sirisë dhe kampin e refugjatëve në Rukban i cili mbahet nën kontrollin e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne besojmë se është e papranueshme që terroristët të ndahen në ‘të mirë’ dhe ‘të këqinj’. Rusia do të vazhdojë të luftojë me insistim kundër kësaj zbatueshmërie të pistë me standarde të dyfishta”, tha Lavrov duke folur në sesionin e 37-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i cili ka filluar në zyrën e OKB-së në Gjenevë.

Lavrov ka shtuar se në kuadër të kësaj Rusia do të vazhdojë mbështetjen e saj për ushtrinë e regjimit në Siri.

“Sot, populli i Sirisë përballet me krizën më të tmerrshme humanitare”, tha Lavrov duke mbrojtur idenë e tij se përkundër faktit që Rusia me regjimin e Asadit kanë shpallur hapjen e një korridori njerëzor për evakuimin e civilëve në Gutën Lindore por se opozitarët në rajon e kanë penguar këtë.

Ndër të tjera Lavrov pretendon se opozitarët në Gutën Lindore kanë hapur zjarr me artileri të topave ndaj Damaskur dhe se kanë penguar ndihmën humanitare dhe evakuimet.

Shefi i diplomacisë ruse kërkoi të formohet një mision i përbashkët nga OKB-ja dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) në Rakka, e cila është lënë në mëshirën e koalicionit dhe është shndërruar në rrënoja si pasojë e bombardimeve.

Ai thekson se lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar duhet të bëhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe legjislacionet kombëtare.

“Në këtë kontekst, ne jemi shumë të shqetësuar për këmbënguljen e qeverisë amerikane për të mbajtur të haupur burgun e paligjshëm në Guantanamo ku të burgosurit nuk janë gjykuar dhe i janë nënshtruar rregullisht torturës”, potencoi Lavrov.

Seanca e 37-të e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut do të vazhdojë deri më 23 mars.