LajmiVOX: Zgjedhja e Trumpit president, nuk mirëpritet nga kosovarët (Video) – Lajmi.net
LajmiVOX: Zgjedhja e Trumpit president, nuk mirëpritet nga kosovarët (Video)
Autori: Lajmi.net LajmeLajmiVOX 17:47, 9 November 2016
Donald Trump
Donald Trump
Në Kosovë, fitorja e republikanit Donald Trump nuk ju pëlqeu shumë kosovarëve. Ata në forma të ndryshme, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre. Fitorja e Trumpit ka hidhëruar shumë njerëz, ata këtë pakënaqësi nuk kanë hezituar ta shprehin edhe nëpër postime në rrjetet sociale.

Edhe qytetarët e Prishtinës në rubrikën LajmiVOX, thanë se nuk ju ka pëlqyer fare zgjedhja e Donald Trumpit si president i ri i Amerikës. Siç dihet Amerika ka ofruar mbështetje të vazhdueshme Kosovës. Andaj qytetarët  mendojnë se zgjedhja e tij do të ndikojë negativisht në raportet e Amerikës me Kosovën.

“Ne kemi dashur shumë që këto zgjedhje t’i fitoj Clintoni. Mirëpo këto ndodhin”, tha një qytetare.

“Unë nuk jam politikan. Amerika i din punët e veta mirëpo Trumpi ka shumë gabime, të zinjtë nuk pi donë, të huajt nuk pi donë, myslimanët nuk i donë dhe kjo është shumë shqetësuese për mua”, u shpreh një qytetar.

“Unë i kamë prit si shumë normale këto zgjedhje”, tha një qytetar.

“Zgjedhjen e Trampit nuk e kam prit mirë. Nuk më ka pëlqyer fare”, tha një qytetar. /Lajmi.net/

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play iStunt 2
  • Play Stealth Sniper
  • Play Urban Basketball