LajmiVOX: Ja sa i besojnë qytetarët sistemit të drejtësisë (Video) – Lajmi.net
LajmiVOX: Ja sa i besojnë qytetarët sistemit të drejtësisë (Video)
Autori: Lajmi.net LajmeLajmiVOX 17:13, 22 November 2016
Sistemi i drejtësisë në Kosovë ka shumë kohë që e ka humbur besimin nga qytetarët e saj.

Rastet e pazgjidhura nga gjykatat që nga pas lufta, si vrasjet, korrupsioni e incidentet e ndryshme, janë disa nga arsyet që këto institucione vlerësohen si jo të besueshme.

Madje në raportet ndërkombëtare sistemi i drejtësisë në Kosovë është kritikuar dhe është cilësuar si një sistem i zhytur në korrupsion.

Për rubrikën LajmiVOX, një qytetar ka thënë se udhëheqësve të vendit iu intereson vetëm paraja e aspak drejtësia.

“Duhet ta pastrojmë vendin nga njerëzit që tani janë në qeverisje që të kem drejtësi në Kosovës se përndryshe nuk do të kemi as shtet. Atyre nuk iu intereson drejtësia iu intereson paraja”, është shprehur ai.

Ndërsa një tjetër qytetar ka përmendur rastin e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharin duke thënë se kanë qenë të pabesueshme deklaratat e Prokurorisë.

“Shumë pak i besoj, ke fjala për rastin e Deharit, kjo duket shumë e pabesueshme. Drejtësi nuk po shihet që ka një deklaratë e zyrtarit ndryshe një tjetër ndryshe”, ka thënë ai.

Këtë çështje një qytetar e sheh si një gjë relative.

“Drejtësia është thënie e gjerë, ka njerëz që kanë përvojë me drejtësi e nëse iu është bërë e padrejtë nuk i besojnë ndërsa atyre që iu ka ndihmuar i besojnë është një gjë relative”. /Lajmi.net/


 

 

 

 

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Supercar Showdown
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Urban Basketball