LajmiVOX: Flasin qytetarët – “Më shumë punë e më pak festa” (Video) – Lajmi.net
LajmiVOX: Flasin qytetarët – “Më shumë punë e më pak festa” (Video)
Autori: Lajmi.net LajmeLajmiVOXNacionale 16:05, 21 October 2016
Kosova është i vetmi vend në rajon që ka shumë festa zyrtare.

Aktualisht në Kosovë festohen  njëmbëdhjetë festa zyrtare: Vitin e ri, Krishtlindjet ortodokse, Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Pashkët Katolike, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Dita Ndërkombëtare e Punës, Pashkët Ortodokse, Dita e Evropës, Bajrami i Madh, Bajrami i Vogël si dhe Krishtlindjet katolike.

Ditëve të fundit  Komisioni për Komunitet në një takim të mbajtur ka shfaqur nevojën që të ndryshohet ligji për festat zyrtare, pasi aty ka festa të panevojshme.

Kremtimi i shumë festave pengon punën e Institucioneve të Kosovës.

Këtyre ditëve madje po kërkohet edhe shtimi i një feste të re. Komunitetet që jetojnë në Kosovë po kërkojnë që në kalendarin e festave zyrtare të shënohen edhe festat e tyre Është propozuar që të kërkohet kryesisë së Kuvendit që 24 qershorin ta shpallin ditë memorialë për minoritetin egjiptian.

Qytetarët e rastit në rubrikën e përditshme LajmiVOX janë shprehur kundër kremtimit të këtyre festave.

Njëri qytetar tha se disa festa që shënohen në Kosovë nuk janë të nevojshme të kremtohen në Kosovë si festa e  Ditën e Evropës, një festë që nuk e kremtojnë as shtetet që janë pjesë e BE-së.

“Shumë festa ka në Kosovë. Këto festa duhet të reduktohen. Ne jemi në fazën e shtet-ndërtimit. Edhe ato festa që janë nuk arsyetohen ka shumë argumente që nuk duhet të festohen. Ne festojmë ditën e Evropës që vet Evropa nuk e feston. E ne nuk jemi ende pjesë e saj”, u shpreh një qytetar.

Ndërsa, një qytetar tha se shumë shpesh ndodhë që  bëhet edhe lidhja e ditëve festive me ditët e fundjavës, duke bërë kështu që institucionet dhe qytetarët që punojnë të pushojnë me ditë të tëra.

“Ka plot festa  të panevojshme që festohen në shtetin ton të vogël.Më shumë duhet të mendojmë për ditë të punës se sa të festave. Madje edhe ditët e punës lidhën me dit feste dhe nuk punohet”, tha një qytetar. /Lajmi.net/

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Berry Rush
  • Play Pro Kicker Frenzy