LajmiVOX: Cilën Kombëtare do ta shikojnë nesër kosovarët, Kosovën apo Shqipërinë? (Video)

Kosova zhvillon ndeshjen e madhe kundër Kroacisë, nesër në “Loro Boriçi” në Shkodër. Por, në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë (20:45) do të luajë edhe Kombëtarja shqiptare përball Lihtenshtajnit, në eliminatoret e “Kampionatit Botëror 2018”.

Lajme

05/10/2016 14:12

Andaj, tifozët do të jenë në hall se cilën ndeshje do ta ndjekin drejtpërdrejtë.

“LajmiVOX” ka marrë mendimet e qytetarëve se cilën ndeshje do ta përzgjedhin për ta ndjekur dhe si zakonisht nuk mungojnë përgjigjet interesante.

“Unë ka mi shiku te dy ndeshjet. Pak andej pak këndej. Te dy ekipet i përlqej. Ne jemi njëkombëtare. Ne jemi një komb. Baraz ka me mbet ndeshja”, tha njëri qytetar.

“Unë ka me përcjell ndeshjen e Kosovës. Ka me fitu më i miri”, u shpreh një qytetar.

“Unë ka me shikuar Shqipërinë por edhe Kosovën po”, tha njëri qytetar.

“Unë ka me shikuar ndeshjen mes Kosovës dhe Kroacisë. Dhe jam i bindur që do të fitoj andaj edhe ja urojë fitoren”, u shpreh në rubrikën LajmiVox një qytetar.

“Unë nuk shikoj futboll. Nuk më pëlqen, Është humbje kohe me shikuar”, u shpreh një qytetar. lajmi.net.