Labinot Tahiri po largohet nga Kosova por ka një plan

Këngëtari i estradës shqiptare, Labinot Tahiri, i njohur edhe si bamirës, nëpërmjet rrjetit social Facebook ka njoftuar për një plan që ai ka në mend.

ShowBiz

19/02/2016 20:23

I shqetësuar nga zhvillimet politike, Labi shkruan se një ditë ai do të jetë njeriu që do t’i bashkojë mendjet e popullit për një komb të zhvilluar dhe të fuqishëm.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Labit:

Vëmendje!

Unë e dua ndoshta më shumë se 90% e Estradës mbarë Shqiptare muzikën dhe e kisha atë ndjenjë të qëndroja një këngëtarë i cili kurrë nuk krijova armiqësi dhe urrejtje në mes shokëve dhe kolegëve të mi të muzikës e që sot akoma e mbaj modestinë dhe thjeshtësinë time.

Asnjëherë në jetën time, nuk kam andrruar dhe nuk kam menduar se do me viej koha që në disa raste siç është tani rasti ku unë do udhëtoj në Harëard për disa muaj, dhe do ta bëja atë rrugë që nesër të më duhet të bëj ndonjë veprim të mirë për Atdheun dhe Popullin tim, thjesht edhe unë mund të kënaqem dhe të qëndroj indiferent ndaj ngjarjeve në Kosovën tonë por nuk mundem.

Të gjithë e duam atdheun dhe popullin, por të bësh sakrificat për të janë të rënda, nuk janë të lehta!

Një ditë, unë, do mundohem të jem njeriu që ti bashkoj mendjet e popullit tim për një KOSOVÊ DHE KOMBIN TIM TË ZHVILLUAR E TË FUQISHËM.

Pa urrejtje Politike e shoqërore!

Jam shumë i shqetësuar nga ngjarjet në vend, por shpresoj se ditët e ardhshme do të ndriçojnë për së miri!

Mbetemi me shpresë duke e kujtuar Qershorin në VITIN (1999) se si ishte populli i lumtur kur e prisnim Kosovën drejt ngritjes se saj në Këmbë dhe ditët e Lirisë!

Labinot Tahiri.