Kylie Jenner fotografohet me unazë të re prej diamanti, sërish thashetheme për fejesë

Kylie Jenner është sërish pre e thashethemeve për fejesë të mundshme me Travis Scott.

ShowBiz

06/01/2019 08:48

Kylie Jenner është fotografuar nga paparacët me një unazë të madhe diamanti, shkruan lajmi.net.

Në disa imazhe që ndau me ndjekësit në Intagram, 21 vjeçarja kishte në fokus unazën e re prej diamanti.

Fansat e saj sërish aluduan në një fejesë të mundshme me Travis Scott, pak javë pasi ai kishte deklaruar se ka në plan t’i propozojë Kyliet martesë.

Kylie Jenner dhe Travis Scott janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar Stormi. /Lajmi.net/