Ky është traileri i filmit ‘Home’ i cili fitoi sonte në BAFTA (Video)
Daniel Mulloy ka fituar edhe një BAFTA vite më parë, në vitin 2006, me filmin “Antonios Breakfast”.
ShowBiz
Për shumë filmi “Home” mund të jetë një film jo i parë më herët.
Filmi “Home”, me regji nga Daniel Mulloy, një bashkëproduksion mes Kosovës e Anglisë, sonte ka bërë krenarë shqiptarët duke marrë çmimin për BEST SHORT në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA.
Historia e filmit është po aq e dhimbshme, aq edhe thumbuese.
Filmi “Home” me skenar dhe regji të Daniel Mulloy, trajton vuajtjet e refugjatëve dhe fatin e një familjeje e cila bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, duke u gjendur në situatë të njëjtë me refugjatët e vendeve të Lindjes. / KultPlus.com