Ky është serbi që EULEX-i i ngriti aktakuzë për vrasjen e 116 shqiptarëve në Vushtrri – Lajmi.net
Ky është serbi që EULEX-i i ngriti aktakuzë për vrasjen e 116 shqiptarëve në Vushtrri
Autori: Lajmi.net LajmeNacionalePolitikë 16:27, 20 April 2017
Afër dy dekadave pas masakrës në fshatin Studime të Vushtrrisë, ku u vranë 116 shqiptarë, prokurorët e EULEX-it kanë ngritur aktakuzë ndaj një ish-rezervisti serb të Policisë së Vushtrrisë, Zoran Vukotiq, që dyshohet se mori pjesë në këtë krim.

Zoran Vukotiq, i lindur në vitin 1970, figuron si i kërkuar në faqen e INTERPOL-it për krime ndaj popullatës civile.

Vukotiq është i akuzuari i vetëm deri tash për këtë masakër, ndërsa është arrestuar vitin e kaluar në Mal të Zi dhe i ekstraduar në Kosovë.

Po ashtu, akuzohet se ka marrë pjesë në torturimin dhe trajtimin çnjerëzor të shqiptarëve në Burgun e Smrekonicës. Ky burg ishte shndërruar në një kamp përqendrimi për shqiptarët e arrestuar gjatë luftës.

Vrasja e 116 civilëve shqiptarë më 2 maj 1999 kishte ndodhur kur ata kishin zbritur në fshat për të gjetur ushqim. Atyre u kishin mbaruar të gjitha rezervat që kishin në malet ngjitur me Shalën e Bajgorës. Kërkimi i ushqimit për këto viktima, ishte shndërruar në njërën prej masakrave më të llahtarshme që kishin kryer forcat serbe.

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Turbo Racing 3
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Berry Rush