Ky është formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë spanjollët

Formacioni më i mirë i javës dominohet nga lojtarët e skuadrave spanjolle, Atletio Madrid e Barcelona.

Sport

21/02/2019 14:20

Atletico Madrid kishte pasur një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjen kundër Juventus, duke triumfuar me rezultatin 2:0.

Barcelona në anën tjetër nuk arriti më shumë sesa një barazim pa gola në udhëtimin kundër Olympique Lyon.

Paraqitje e këtyre skuadrave kanë bërë që në formacionin më të mirë të javës të jenë gjashtë lojtarë nga skuadrat spanjolle, shkruan lajmi.net.

Barcelona paraqitet me dy lojtarë kurse Atletico Madrid me katër, krahas Lyon me një, Schalke me një, Bayern me një dhe Manchester City me dy.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionin e javës në Ligën e Kampionëve, sipas ‘WhoScored’. /Lajmi.net/