Ky është arsenali i kapur në depon e VV-së, policia thotë se planifikonin sulm terrorist (Video/Foto)

Polica e Kosovës thotë se të gjeturat në garazhin në rrugën ’28 Nëntori’ në Prishtinë, gjatë një bastisje të enjten në mëngjes, tregojnë se aty po përgatitej një sulm terrorist. 

Lajme

02/09/2016 16:16

Në një konferencë për media, policia ka shpalosur detaje dhe gjësendet e gjetura në depon të cilën Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar se ishte në shfrytëzim të tyre.

“Në koordinim me prokurorinë mund të cilësojmë se ishte duke u kryer përgatitje e veprës terroriste”, tha një zyrtarë i PK’së në konferencë i pyetur nga gazetaret nëse edhe kjo mund të quhej terrorizëm.

Ai tregoi se policia ka identifikuar personat të cilët po shfrytëzonin garazhin dhe të cilët kishin grumbulluar rreth dhjetëra shishe me koktej molotovi dhe mjeta tjera të rrezikshme.

“Policia është në kërkim të personave që kanë në shfrytëzim këtë objekt”, tregoi zyrtari policorë. /Lajmi.net/

Nga policia është informuar se këto janë gjësendet e konfiskuara:

65 çanta me shishe qelqi të mbushura me materie ndezëse

30 çanta të zbrasta

675 shishe të mbushura me materie ndezëse

5 bidon 10 litërshe të mbushura me materie ndezëse

50 kavanoza të mbushura gjithashtu me materie ndezëse

35 shishe me ngjyrë

6 paketa të ndryshme të mbushura me materie ndezëse

28 kavanoz metali me ngjyra të ndryshme

6 gypa plastike të proceduar për hedhje të mjeteve të ndryshme

2 hinka ngjyrë të kuqe

3 qese me gurë të madhësive të ndryshme

3 qese me maska të ndryshme

7 megafon

1 paketë me 408 ID të personave me emra dhe mbiemra dhe shenja të Vetëvendosjes

21 sprej me ngjyrë

2 çekan 10 kilogramësh dhe një shufër

14 mjete piroteknike madhësi dhe lloje të ndryshme

Sfera të ndryshme çelçi

gjesendet3 gjesenet gjesnedet2