Ky djalosh kosovar ia pa hajrin studentëve amerikanë, ata e shpëtuan nga vdekja

Studentët e Shkollës së Mesme “St. Anthony” në Amerikë, kanë mbledhur 5 mijë dollarë për të ndihmuar një djalosh nga Kosova i cili kishte nevojë për operacion në zemër në Spitalin Francis në Flower Hill.

Lajme

22/03/2017 14:31

Erblini kishte lindur me sëmundjen e njohur si PDA, ku një enë e gjakut mbetet e hapur, kështu duke lënë një vrimë në aortë.

Mjekët në Spitalin Francis kanë rregulluar gjendjen e tij me një ndërhyrje të vogël.

Tani Erblin Sllamniku do të takoj studentët që ndihmuan në shërimin e tij si dhe kirurgun që realizoi operacionin e tij.

Pesë nga studentet, të cilët kanë një bashkëpunim me spitalin, ishin prezent gjatë operacionit.

Këshilli studentor ka grumbulluar paratë e nevojshme për ta sjellë Erblinin në SHBA, përmes një grupi humanitar “Gift of Life, i cili ndihmon fëmijët me sëmundje në zemër në tërë botën.

rkta