Kuvendi njofton që seanca e ardhshme do të mbahet të hënën

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet të hënën. Njoftimi për mbajtjen e seancës është bërë në faqen e Kuvendit.

Lajme

11/08/2017 09:42

 

Kjo seancë e cila në rend dite ka zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit do të nisë nga ora 10:00.

Thirrja e seancës është bërë nga kryesuesi i saj, Adem Mikullovci. Që nga tre gushti janë mbajtur katër seanca konstituive, por që ende nuk është zgjedhur kryetari e as nënkryetarët e Kuvendit./Lajmi.net/