Kusari: AKR nuk e ka pragun e rrezikuar

Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari – Lila ka dalë në një konferencë por media ku sipas saj të dhënat e deritanishme nga terreni për AKR-në, thonë se kjo parti nuk e ka pragun e rrezikuar.

Lajme

08/06/2014 23:15

Ajo tha se në disa vende AKR-ja po qëndron si partia e dytë e në disa si partia e tretë.

E për Mitrovicë thotë se ende nuk kanë të dhëna, derisa në Gjakovë thotë se po qëndron mirë, por ngushtë me AAK-në.

“Të dhënat e para për Aleancën Kosova e Re nga tereni janë optimiste për një rezultat të kënaqshëm. Gjithashtu konsiderojmë se ka pasur tendenca paragjykimesh, apo në një farë forme që mund të konsiderohet si ndërhyrje në procesin e numërimit edhe pse Exit Poll-i, si teknikë janë të dëshmuara edhe në vendet demokratike, prapë konsiderojmë që në një farë forme kanë dërguar sinjale të cilat mund të rrëzohen pas numërimit të mirëfilltë të votave. Të dhënat nga terreni deri më tani tregojnë se Aleanca Kosova e Re nuk e ka pragun e rrezikuar nga ajo çfarë kemi marrë nga vendvotimet dhe nga komisionerët tonë nëpër qendrat e votimit”, ka thënë Kusari – Lila. (Kosova Press)