Kurti kritikon Isa Mustafën dhe i kërkon bashkëpunim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin kurti ka thënë se duhet të formohen institucionet e reja.

Lajme

24/08/2017 10:38

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin kurti ka thënë se duhet të formohen institucionet e reja.

Ai i ka thënë kryetarit të PDK-së që të dal dhe të matet në vota, shkruan lajmi.net

“Është  thënë se Kadri Veseli është kandidat i PAN-it për kryetar të Kuvendit është Kadri Veseli, atëherë zotëri Veseli dil matu me vota. Salla është plotë me deputetë, kështu që dil matu”, është shprehur Kurti.

Ai më tej ka thënë se Vetëvendosje është e hapur për kandidatët tjetër të mundshëm të koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit. Kurti ka thënë se beson se në koalicionin PAN ka deputetë që do të merrnin vota më shumë sesa Veseli.

Ai më tej ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën duke thënë se kjo parti e ka autorizuar të bisedojë me LVV-në për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, por sipas Kurtit ata janë takuar vetëm një herë gjatë kësaj periudhe. Ai ka thënë se po duket sikur Mustafës po i shjkon përshtati kjo vonesë.

“Zotëri Mustafa ua shtrijmë dorën e bashkëpunimit. Vendi ka nevojë për institucione të reja”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/