Kur Shpend Ahmeti hidhej në përqafim të Daut Haradinajt /VIDEO

Dikur nuk i ndante as nata. Bile edhe nëpër restorante shkonin në darka, vallëzonin dhe hanin mish së bashku. Më pas, ndodhi “hataja” dhe u ndanë. Secili në rrugën e vet. Kjo bëri që edhe darkat të mungonin dhe akuzat dhe kundërakuzat ndërmjet vete të shtoheshin.

Lajme

08/11/2017 14:34

Bëhet fjalë për bashkëpunimin që dikur kishte opozita, ku se bashku kundërshtonin demarkacionin dhe Asociacionin. Aso kohe ishin bashkë VV, AAK dhe Nisma, derisa në qeveri bashkëqeverisnin PDK dhe LDK.

Gjërat nuk shkuan mirë në një moment, pasi që zyrtarët e VV-së kërkon më shumë protesta, më shumë dhunë dhe kjo nuk i pëlqeu kreut të AAK-së tash kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruan lajmi.net.

E në një video të postuar në rrjetet sociale më 19 janar të këtij vitit, në një ndejë shihen bashkë kryetari aktual i Prishtinës dhe pretendenti edhe për një mandat, Shpend Ahmeti, deputeti i VV-së, Rexhep Selimi dhe ai i AAK-së, Daut Haradinaj.

Si zakonisht, Rexha ia thotë pak këngës bashkë me Muhamet Sejdiun, derisa Shpend Ahmeti hidhet në përqafim të Daut Haradinajt. Kjo bëhet derisa këngëtari Sejdiu i këndon Ramush Haradinajt.

E së fundi, Shpend Ahmeti duket se nuk gjeti gjuhë të përbashkët me AAK-në për të arritur marrëveshje për balotazh, pasi që pranoi marrëveshje me AKR-në e Pacollëve. /Lajmi.net/

spendd