Kur janë të stresuar, meshkujt “çmenden” nga këto femra

Burrat me nivele të larta stresi tërhiqen më shumë nga gratë e kolme. Kështu thotë studimi i ri i Universitetit të St. Andrews-it, Skoci.

Lifestyle

12/09/2017 21:44

Në periudha të vështira, ata kthejnë sytë nga gratë e mbushura dhe nuk tërhiqen nga të hajthmet me përmasa modelesh. Sipas studiuesve, kjo ndodh sepse gratë e holla duken më të brishta dhe më pak fertile. Ata besojnë se stresi ndryshon perceptimin e burrave për të bukurën.

Në një sondazh ku u morën në pyetje meshkuj tek të 20-at, u vu re se ata që kishin nivele më të ulëta stresi, pëlqenin gratë e holla. Rezultatet e studimit u publikuan në revistën “Etologjia”, ku u shpjegua edhe përse në vendet ku jeta është e vështirë, burrat preferojnë gratë e shëndetshme.