“Kuq e Zi” në zemër të Amerikës (Foto)

Elvana dhe Flori do ndezin qytetin e madh të New Yorkut.

ShowBiz

02/09/2015 17:40

Kënga “Kuq e Zi”, e kënduar nga Elvana Gjata dhe Flori, ishte njëra ndër këngët më të dëgjuara anë e mbanë ku ka shqiptar.

Ndeshje futbolli, kafene, klube të natës, vetura e shumë vende të tjera, kemi hasur të dëgjojmë këngën e dyshes nga Shqipëria, këngë kjo e cila ka mbledhur 10 milionë klikime në youtube, transmeton Klan Kosova.

E kjo këngë do t’u jepet rasti të dëgjohet edhe në Amerikë, për ata që nuk kishin mundësi ta dëgjojnë nga afër.

Flori, ka postuar një fotografi në rrjetin Instagram, ku ka treguar se dyshja do të jenë prezent në New York, ku do të mbajnë një koncert së bashku.