Kukulla e seksit, zgjidhja për burrat që nuk ‘tradhtojnë’

Shumë meshkuj në Kinë janë të detyruar të punojnë larg familjes së tyre duke u kthyer në shtëpi vetëm për fundjavë ose më rrallë.

Lifestyle

11/11/2015 20:09

Ndaj mijëra prej tyre kanë nisur të blejnë kukulla seksi për të zëvendësuar partneren.

“Nuk mund ta tradhtoj gruan, ama edhe seks dua të bëj. Është shumë e lehtë të marrësh një prostitutë dhe paguhen lirë, por nuk më bën zemra të tradhtoj gruan”,thotë një mashkull 29-vjeçar që prezantohet me emrin Liu, raporton Mirror.

Ky trend është gjithmonë e në rritje dhe industria e seksit thotë se shitjet po rriten çdo ditë e më shumë.

Por sa kushton një kukull seksi?

Kukullat e thjeshta kushtojnë lirë, 20-50 dollarë, por meshkujt kinezë kanë kërkesa të larta. Ata preferojnë kukulla mjaft cilësore që kanë në përbërje material të butë, të ngjashëm me lëkurën, por që kushtojnë deri në 2 mijë dollarë.

“Ja vlen shpenzimi. Kështu kënaq veten time dhe nuk tradhtoj gruan”, thotë Liu i buzëqeshur.