Ku janë sot Bertina dhe Erioni të Big Brother? (Foto)

Bertina Mehmeti dhe Erion Zeqiraj ishin pjesë e spektaklit "Big Brother Albania" edicioni i tretë.

ShowBiz

12/02/2016 22:01

Dashuria e tyre filloi në shtëpinë e Big Brother Albania, kështu duke u bërë çifti më i famshëm në Shqipëri në atë kohë, shkruan lajmi.net.

Lidhja e tyre vazhdoi edhe pas përfundimit të Big Brother, kështu duke pushtuar të gjitha ballinat e revistave dhe gazetave shqiptare.

Por Bertina dhe Erioni u ndanë pas rreth dy vitesh lidhje, duke mos dhënë detaje dhe përgjigje se pse u ndanë.

Sot ata i kanë rrugët e ndara, duke mos pasur asnjë kontakt me njëri-tjetrin.

Bertina momentalisht ndodhet në Dubai me punë ndërsa Erioni po qëndron në Tiranë ku është i angazhuar në Radio Televizionin Shqiptarë./Lajmi.net.