Ku është Teuta Krasniqi thyhen edhe xhamat e dyert…(Foto)

Se Teuta Krasniqi është bërë personazh që zgjon kureshtjen e qytetarëve gjithandej edhe vetëm për ta parë, tregon ndodhia e mbrëmshme në teatrin e Gjilanit, shkruan “Kosovarja”.

ShowBiz

29/01/2016 11:15

Ka ditë që në këtë qytet, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”, në teatrin e qytetit shfaqen projekte të realizuara nga shumë qendra të Kosovës.

Mbrëmë u shfaqë drama “Gishti”, ku interpretuan dy aktoret e njohura: Teuta Krasniqi dhe Irena Cahani.

Interesimi aq i madh i qytetarëve për të ndjekur këtë shfaqje ka bërë që të thyhen edhe xhamat e dyerve të teatrit…

Teuta, pos që vlerësohet si aktorja jonë më e madhe, ajo është edhe personazhi më i përfolur i faqeve rozë gjithëshqiptar./Kosovarja/