E konfirmon Kuvendi: Kryesia mblidhet sot, cakton seancën e zgjedhjes së presidentit

Kryesia e Kuvnedit të Kosovës, do të takohet sot në ora 16:00, ku do të caktojë seancën për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, kanë bërë të ditur burime të lajmi.net, brenda Kuvendit të Kosovës.

Lajme

24/02/2016 15:45

(I plotësuar)

Zyra për informim e Kuvendit të Kosovës, në një njoftim për media ka bërë të ditur se Kryesia e Kuvendit të Kosovës, mblidhet sot në ora 16:00.

Në këtë mbledhje, thuhet se do të jetë shqyrtimi i kërkesës për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, me rend dite: 1.  Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës.

 

____________________________________________________

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, thërret seancën për zgjedhjen e presidentit

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, u pa duke mbledhur nënshkrimet për kandidimin e Hashim Thaçit për president.

Ndërsa, kryesia e Kuvendit, sot pritet të vendos që seanca për zgjedhjen e presidentit të caktohet për këtë të premte në ora 11:00. /lajmi.net